
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Bojaxhi
Përgjegjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes
Drejtoria Teknike
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Bojaxhi ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së Institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kryen lyerjen e mureve të brendshme dhe të jashtme të godinave të Rezidencave Studentore sipas kërkesave të Drejtorisë Teknike.
- Ndjek dhe zbaton standardet e sigurisë në punë, duke shmangur aksidentet dhe dëmtimet.
- Kryen detyra të tjera ndihmëse në sektorin e mirëmbajtjes dhe dekorimeve sipas kërkesës së Drejtorisë.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Përgjegjësi i Sektorit ose sektorë të tjerë, sipas nevojës.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I ulët / I mesëm.
- Eksperienca në punë – mbi 2 vite.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 25.03.2026 – 31.03.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.