Rezidenca Studentore Universitare Nr.2 është një shoqëri që siguron akomodimin e studentëve nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm, gjatë periudhës që ata kryejnë studimet e larta në Tiranë. Kryesisht, në mjediset e saj, janë sistemuar djem dhe vajza që studiojnë për inxhinieri, mjekësi, sporte, shkenca sociale, shkencat e natyrës etj.
Kushtet moderne, për shkak të rikonstruksionit të godinave vitet e fundit, e bëjnë RSU2 një institucion mjaft të kërkuar nga studentët që vijnë nga e gjithë Shqipëria.
Godinat ofrojnë kushte mjaft të mira akomodimi, me mini-apartamente me 2 dhe 3 shtretër. Të gjitha dhomat janë me tualet dhe dushe, me ujë të ngrohtë 24 orë.
Në çdo kat të secilës godinë ndodhen guzhina moderne, me frigoriferë, soba dhe furra gatimi, mikrovalë etj.
Compare listings
ComparePlease enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.