
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Recepsionist (2 pozicione të lira)
Përgjegjës Recepsioni
Drejtoria e Mirëadministrimit
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Recepsionist ka varësi direkte ngaPërgjegjës Recepsioni. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Shërbimi në godina është më tre turne.
Turni i parë ( 6:00-14:00), Turni i dytë (14:00-22:00), Turni i dytë (22:00-6:00)
- Mban përgjegjësi të plotë për çdo humbje e dëmtim të bazës materiale në godinë.
- Nuk lejohet të largohet për asnjë çast nga recepsioni pa njoftuar përgjegjësin e recepsionisteve dhe pa ardhur zëvendësuesi i tij.
- Nuk lejon hyrjen në godinë të studentëve, punonjësve, specialistëve të ndërrmarrjes pa paraqitur në recepsion fletë-hyrjen të shoqëruar me kartën e identitetit.
- Nuk lejon hyrjen e personave të huaj.
- Të zbatojë kodin e etikës të komunikimit me studentët, punonjësit, personelin si dhe me familjarët e studenteve.
- Etj…….
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I Ulët / I Mesëm
- Eksperienca në punë të ngjashme – Në pozicionin përkatës përbën avantazh
- Mosha mbi 40 vjec.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 05.10.2026- 09.10.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.