
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Sanitare
Përgjegjësi i Sektorit të Hotelerisë
Drejtoria e Hotelerisë
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Sanitare ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Hotelerisë. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së Institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Punonjësi sanitar përgjigjet për higjenën e pastërtinë në godinë, paraqitjen e hijshme të ambjenteve duke pastuar jo më pak se tre herë në ditë për çdo turn.
- Mban nën kontroll dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, dhe ambjenteve përreth godinës.
- Njëherë në javë punonjësi sanitar bën pastrimin e përgjithshëm të godinës (korridore, xhama dhe të gjitha ambientet e përbashkëta të godinës).
- Punonjësi sanitar në fillim të vitit akademik pastron e përgatit dhomat e studentëve për pritjen e tyre.
- Kontrollin për funksionimin normal të dusheve.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I ulët /I mesëm.
- Eksperienca në punë- Eksperienca të ngjashme.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit: 30.09.2026 – 06.10.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.