
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Marangoz
Sektori i Mirëmbajtjes
Drejtoria Teknike
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Marangoz ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes.Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Të ketë kualifikim e nevojshëm tekniko – profesional.
- Të realizoje në afatin e caktuar dhe me cilësinë e duhur çdo proces pune të caktuar sipas kërkesave të Përgjegjësit të Sektorit të Mirëmbajtjes.
- Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe mobilerive në godinat e caktuara si përgjegjësi e tij.
- Inspekton nëse funksionojnë në mënyrën e duhur, menteshat, dorezat, vidat, nëse mbrojnë nga agjentët atmosferik, dhe gjendja e bojës.
- Nëse ju ngarkohen detyra të tjera që janë jashtë funksionit të tyre duhet të jenë në dispozicion të sektorëve të tjerë.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I Ulët / I Mesëm
- Eksperienca në punë – mbi 3 vite
3. Kualifikime – Përbëjnë domosdoshmëri
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 27.04.2026 – 04.05.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.