
“RSU2 – Mozaiku i gjallë” ✨📖
është një botim i veçantë, faqet e të cilit mbartin më shumë vepra sesa fjalë. 🎨✨
Ato pasqyrojnë shpirtin, përkushtimin dhe frymën e një bashkëpunimi të palodhur që gjallëron çdo ditë institucionin tonë. 🤝❤️ Ky libër i dedikohet me respekt të thellë “Residencës Studentore Universitare Nr. 2”, dhe veçanërisht drejtueses, znj. Zhanina Dapi, për vizionin, menaxhimin model dhe frymën e bashkëpunimit që ka ditur të mbjellë në gjirin e stafit tonë. 🌟🌱
Puna e përditshme administrative dhe veprimtaritë e harmonizuara me kujdes nga studentët tanë në konvikt nuk janë formale, por detyra të kryera me përkushtim, dhe gurëgjallë të një mozaiku që ndërton një mjedis ngrohtësie. 🧩❤️🏡 Falë këtij përkushtimi, godinat tona nuk janë thjesht godina banimi, por shndërrohen çdo ditë në një shtëpi të dytë ku çdo student ndihet i mirëseardhur, i vlerësuar dhe i mbështetur. 🎓🏡💙
Një falënderim nga zemra i shkon koleges sonë Znj, Mimoza Xhindi, e cila nëpërmjet kësaj dhurate plot vlerë ka ditur të interpretojë me elegancë, ndjeshmëri dhe vërtetësi të gjithë rrugëtimin e RSU2. 🙏❤️📖 Ky libër do të mbetet një dëshmi e çmuar e punës sonë të përbashkët dhe një kujtim i bukur i përpjekjeve tona kolektive për një standard sa më cilësor.
Finalja e Volejbollit RSU2
Pas javësh të tëra pune, organizimi, stërvitjesh dhe përkushtimi, u kurorëzua në një rrugëtim të bukur me finalen e kampionatit të volejbollit në RSU2.
Më shumë se një garë, kjo ishte një festë e energjisë, bashkëpunimit, miqësisë dhe shpirtit studentor. Faleminderit të gjithë studentëve dhe stafit kujdestar, që u bënë pjesë e këtij aktiviteti dhe treguan se sporti bashkon, frymëzon dhe krijon kujtime të paharrueshme!
Urime fituesve dhe bravo çdo ekipi që dha më të mirën në fushë!
RSU2 vazhdon të jetë shtëpia e aktiviteteve që ndërtojnë komunitet, nxisin talentin dhe sjellin buzëqeshje në jetën studentore.

Ekspozita e Pikturës “Eja të Bëjmë Art” në RSU2 u përmbyll me sukses me një aktivitet të veçantë që solli në qendër talentin, krijimtarinë dhe pasionin artistik të studentëve tanë.
RSU2 falenderon të gjithë studentët pjesëmarrës për punimet e tyre frymëzuese, si edhe jurinë:
Profesorin e Arteve Z. Artan Marku,
Z. Ani Leka një nga drejtuesit e IJR student,
Znj. Zhanina Dapi Administratoren e RSU2, për vlerësimin e çdo pune artistike.
Falënderojmë gjithashtu IJR Student për mbështetjen dhe çmimet e akorduara për fituesit.
Falënderime edhe për stafin e RSU2 për kontributin në organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti.
Urime të gjithë studentëve! Kjo ekspozitë dëshmoi se arti, talenti dhe bashkëpunimi krijojnë momente që mbeten gjatë në kujtesë.
