
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
Zëvendës /Kujdestare
Drejtoria e Mirëadministrimit
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Zëvendës/Kujdestare ka varësi direkte nga Drejtoria e Mirëadministrimit. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon punën në godinë për një shërbim sa më të mirë të studentëve.
- Ruan, kontrollon dhe administron bazën materiale.
- Ofron shërbim të plotësimit të kushteve normale për studentët.
- Është përgjegjës për zbatimin e çdo rregullore të brendshme apo vendime të cilat lidhen me punën dhe shërbimet e ofruara në godinë.
- Mban marrëdhënie bashkëpunuese me studentet duke diskutuar problemet e tyre dhe sugjeruar zgjidhje.
- Njofton studentet për rregullat në momentin e akomodimit në Godina.
- Etj….
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- 1.Diploma – I mesëm /I lartë.
- 2.Eksperienca në punë – përbën avantazh.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit: 15.09.2026 – 21.09.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës