Specialist Finance Niveli II

BASHKIA E TIRANËS

REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË PUNE

  • Specialist Finance Niveli II

            Sektori Financë dhe Asete Sektori i Mirëmbajtjes

            Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.

Specialist Finance Niveli II ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektori Financë dhe Asete Sektori i Mirëmbajtjes. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përpunon dhe kontabilizon dokumentacionin e magazinës, duke rikuperuar fletët hyrëse, fletët dalëse dhe lëvizjen e bazës materiale brenda Shoqërisë.
  • Përgatit fletët e inventarizimit të Shoqërisë dhe regjistron çdo lëvizje të brendshme të materialeve.
  • Bën rakordimet mujore me magazinierin për të siguruar saktësinë e llogarive dhe inventarit.
  • Merr pjesë në komisionet e inventarizimit dhe në komisione të tjera të caktuara nga urdhërat e brendshëm të Drejtorisë.
  • Harton Planin Mujor të Punëve që ndiqet nga Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
  • Bashkëpunon me specialistët e Nivelit të Parë të Sektorit të Financës dhe Aseteve për koordinimin dhe zbatimin e detyrave.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara sipas nevojës dhe urdhrit të Drejtorisë Ekonomike, duke garantuar zbatimin korrekt të procedurave financiare dhe kontabël.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:

  1. Diploma – Bachelor Finace/Kontabilitet, Ekonomi Biznes,
  2. Eksperienca në punë   – mbi 3 vite
  3. Njohuri në Microsoft Excel dhe programe financiare.
  4. Kualifikime apo Diploma Master – Përbëjnë përparësi.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për pozicion vakant;
  2. Curriculum Vitae (CV);
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  5. Dëshmi Penaliteti;
  6. Vërtetim Mjeko- Ligjor;

Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.

Afati i aplikimit 19.08.2026 – 26.08.2026

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të aplikimit.

Kontakt


Adresa:
Rruga “Artan Lenja”, ish-Fusha e Aviacionit, 1000, Albania

Nr telefoni:
042 240 409

Email:
drejtoriats2@gmail.com

© RSU2 - All rights reserved

Compare listings

Compare