
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Kaldaist
Sektori i Kaldajave
Drejtoria Teknike
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Kaldaisti ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Kaldajave. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Operon dhe mirëmban kaldajat dhe sistemet e ngrohjes sipas planeve të Përgjegjësit të Sektorit të Kaldajave.
- Monitoron parametrat teknikë të kaldajave dhe raporton çdo problem ose emergjencë tek Përgjegjësi i Sektorit.
- Bashkëpunon me stafin teknik dhe kompani të jashtme për riparime më komplekse.
- Dokumenton punimet dhe ndërhyrjet për raportimin tek Përgjegjësi i Sektorit.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe protokollet e operimit të kaldajave.
- Raporton çdo shpenzim ose nevojë për materiale dhe pajisje tek Përgjegjësi i Sektorit.
- Të mos largohet nga vendi i punës pa ardhur punonjësi tjetër i kaldajës që merr turnin e radhës.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I mesëm
- Eksperienca në punë – mbi 3 vjet
- Kualifikime – Përbëjnë domosdoshmëri
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 14.10.2026 – 20.10.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.