Kaldaist

BASHKIA E TIRANËS

REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË PUNE

  • Kaldaist

   Sektori i Kaldajave

     Drejtoria Teknike

Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.

Kaldaisti ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Kaldajave. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Operon dhe mirëmban kaldajat dhe sistemet e ngrohjes sipas planeve të Përgjegjësit të Sektorit të Kaldajave.
  • Monitoron parametrat teknikë të kaldajave dhe raporton çdo problem ose emergjencë tek Përgjegjësi i Sektorit.
  • Bashkëpunon me stafin teknik dhe kompani të jashtme për riparime më komplekse.
  • Dokumenton punimet dhe ndërhyrjet për raportimin tek Përgjegjësi i Sektorit.
  • Zbaton rregullat e sigurisë dhe protokollet e operimit të kaldajave.
  • Raporton çdo shpenzim ose nevojë për materiale dhe pajisje tek Përgjegjësi i Sektorit.
  • Të mos largohet nga vendi i punës pa ardhur punonjësi tjetër i kaldajës që merr turnin e radhës.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:

  1. Diploma – I mesëm
  2. Eksperienca në punë – mbi 3 vjet
  3. Kualifikime – Përbëjnë domosdoshmëri

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për pozicion vakant;
  2. Curriculum Vitae (CV);
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  5. Dëshmi Penaliteti;
  6. Vërtetim Mjeko- Ligjor;

Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.

Afati i aplikimit  14.10.2026 – 20.10.2026

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.

Kontakt


Adresa:
Rruga “Artan Lenja”, ish-Fusha e Aviacionit, 1000, Albania

Nr telefoni:
042 240 409

Email:
drejtoriats2@gmail.com

© RSU2 - All rights reserved

Compare listings

Compare