Punonjës Mirëmbajtje

BASHKIA E TIRANËS

REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË PUNE

  • Punonjës Mirëmbajtje

            Sektori  i  Mirëmbajtjes

            Drejtoria Teknike

Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.

Punonjës Mirëmbajtje ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Mirëmbajtjes. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të kryejë proceset e punës sipas kushteve teknike të ndërtimit.
  • Të bashkëpunojë me sektorë te tjerë brenda Rezidencës, për realizimin e detyrave të         ngarkuara
  • Të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik, ndërtimit dhe mbrojtjes në punë.
  • Etj…..

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:

  1. Diploma – I Ulët / I Mesëm
  2. Eksperienca në punë – deri në 1 vit
  3. Kualifikime – Kualifikime teknike të fushave të ndryshme përbëjnë domosdoshmëri

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për pozicion vakant;
  2. Curriculum Vitae (CV);
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  5. Dëshmi Penaliteti;
  6. Vërtetim Mjeko- Ligjor;

Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.

Afati i aplikimit: 27.04.2026 – 04.05.2026


Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.

Kontakt


Adresa:
Rruga “Artan Lenja”, ish-Fusha e Aviacionit, 1000, Albania

Nr telefoni:
042 240 409

Email:
drejtoriats2@gmail.com

© RSU2 - All rights reserved

Compare listings

Compare