
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Specialist Finance Niveli II
Sektori Financë dhe Asete Sektori i Mirëmbajtjes
Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialist Finance Niveli II ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektori Financë dhe Asete Sektori i Mirëmbajtjes. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përpunon dhe kontabilizon dokumentacionin e magazinës, duke rikuperuar fletët hyrëse, fletët dalëse dhe lëvizjen e bazës materiale brenda Shoqërisë.
- Përgatit fletët e inventarizimit të Shoqërisë dhe regjistron çdo lëvizje të brendshme të materialeve.
- Bën rakordimet mujore me magazinierin për të siguruar saktësinë e llogarive dhe inventarit.
- Merr pjesë në komisionet e inventarizimit dhe në komisione të tjera të caktuara nga urdhërat e brendshëm të Drejtorisë.
- Harton Planin Mujor të Punëve që ndiqet nga Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
- Bashkëpunon me specialistët e Nivelit të Parë të Sektorit të Financës dhe Aseteve për koordinimin dhe zbatimin e detyrave.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara sipas nevojës dhe urdhrit të Drejtorisë Ekonomike, duke garantuar zbatimin korrekt të procedurave financiare dhe kontabël.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – Bachelor Finace/Kontabilitet, Ekonomi Biznes,
- Eksperienca në punë – mbi 3 vite
- Njohuri në Microsoft Excel dhe programe financiare.
- Kualifikime apo Diploma Master – Përbëjnë përparësi.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicion vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 19.08.2026 – 26.08.2026
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të aplikimit.