
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Specialist Rrjeti
Sektori Teknik dhe Rrjetit
Drejtoria Teknike
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialist Rrjeti ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit Teknik dhe Rrjetit. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollon gjendjen e rrjetit elektrik në të gjitha godinat (panele, siguresa, kabllo, ndriçim, transformatorë të brendshëm).
- Kryen inspektime të rregullta për mbingarkesa, qark të shkurtër, rreziqe zjarri, djegie kabllosh dhe oksidime.
- Identifikon dhe riparon defektet elektrike me prioritet të lartë.
- Ndërhyn në avaritë elektrike që prekin sigurinë e studentëve (shpërthime siguresash, shkëndija, mbinxehje).
- Monitoron konsumin e energjisë dhe raporton anomali të mundshme.
- Zbaton planin e mirëmbajtjes parandaluese të rrjetit elektrik.
- Instalon pajisje të thjeshta IT në bashkëpunim me specialistët përkatës (switch, kabllo UTP, UPS).
- Ndjek trajnimet për rritjen e kompetencës teknike në sistemet elektrike.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I Lartë / Master / Në Shkenca Inxhinierike të ndryshme, etj.
- Eksperienca në punë – deri në 1 vit.
- Kualifikime – Përbejnë avantazh.
- Njohuri të gjuhëve të huaja – Përbejnë avantazh.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicionin vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 04 Shkurt 2026.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistimit.