
BASHKIA E TIRANËS
REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Punonjës ME KONTRATË PUNE
- Specialist Teknik
Sektori Teknik dhe Rrjeti
Drejtoria Teknike
Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Specialist Teknik ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit Teknik dhe Rrjetit. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollon cilësinë e punimeve.
- Kontrollon dhe ndjek realizimin e detyrave në sektorin që mbulon.
- Kontrollon dhe menaxhon sistemin e alarmit dhe fikseve të zjarri.
- Kontrollon dhe inspekton gjendjen fizike të godinave në tërësi në ambjentet e brendshme dhe të jashtme dhe bën raportimet përkatëse.
- Ndjek deri në zbatimin përfundimtar të problemeve të konstatuara.
- Etj…
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:
- Diploma – I Lartë / Master / Në Shkenca Inxhinierike të ndryshme, etj.
- Eksperienca në punë – deri në 1 vit.
- Kualifikime – Përbejnë avantazh.
- Njohuri të gjuhëve të huaja – Përbejnë avantazh.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për pozicionin vakant;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Mjeko- Ligjor;
Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.
Afati i aplikimit 04 Shkurt 2026.
Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistimit.