Sanitare

BASHKIA E TIRANËS

REZIDENCA STUDENTORE UNIVERSITARE NR.2, SH.A

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË PUNE

  • Sanitare

Përgjegjësi i Sektorit të Hotelerisë

Drejtoria e Hotelerisë

Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.

Sanitare ka varësi direkte nga Përgjegjës i Sektorit të Hotelerisë. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së Institucionit dhe sektorit sipas legjislacionit në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Punonjësi sanitar përgjigjet për higjenën e pastërtinë në godinë, paraqitjen e hijshme të ambjenteve duke pastuar jo më pak se tre herë në ditë për çdo turn.
  • Mban nën kontroll dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, dhe ambjenteve përreth godinës.
  • Njëherë në javë punonjësi sanitar bën pastrimin e përgjithshëm të godinës (korridore, xhama dhe të gjitha ambientet e përbashkëta të godinës).
  • Punonjësi sanitar në fillim të vitit akademik pastron e përgatit dhomat e studentëve për pritjen e tyre.
  • Kontrollin për funksionimin normal të dusheve.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJ KY POZICION PUNE:

  1. Diploma – I ulët /I mesëm.
  2. Eksperienca në punë-  Eksperienca të ngjashme.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM PËR PUNË:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për pozicion vakant;
  2. Curriculum Vitae (CV);
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  5. Dëshmi Penaliteti;
  6. Vërtetim Mjeko- Ligjor;

Dokumentat duhet të dorëzohen në adresën e email drejtoriats2@gmail.com, me postë ose në zyrën e protokollit pranë Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, në adresën Rruga: “Artan Lenja”, Fusha e Aviacionit, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7.

Afati i aplikimit: 30.09.2026 – 06.10.2026

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht për fazën e dytë të intervistës.

Kontakt


Adresa:
Rruga “Artan Lenja”, ish-Fusha e Aviacionit, 1000, Albania

Nr telefoni:
042 240 409

Email:
drejtoriats2@gmail.com

© RSU2 - All rights reserved

Compare listings

Compare